Tifozat Kuqezi nuk do të jenë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Megjithatë këta të fundit nuk ndalen. Për ta ulësja në stadium nuk është gjithçka. Në një status të publikuar në rrjetet e tyre sociale, Tifozat Kuqe Zi thanë se për ta nuk ka rëndësi prezenca në stadium, duke shtuar se do të jenë aty për kombin.
Edhe pse nuk mund të bëjnë tifo nga shkallët e stadiumi, ata e kanë gjetur zgjidhjen.
Prandaj në orën 19:00 te Lulishtja “Vëllezërit Frashëri” përballë “Piramidës“, do të vendoset një ekran i madh për të parë live ndeshjen.
“Tifozat Kuq e Zi nuk ndalen. Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium më 7 qershor, kur Shqipëria do të përballet me shkijet, ne do të jemi aty pranë. Prej orës 19:00 mblidhemi tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga ne.
Për ne nuk ka rëndësi prezenca në stadium, por do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë krah njëri-tjetrit, në një ditë që shpresojmë të kthehet në festë”, njofton TKZ.