Al-Nassr del nga gara për titull, Cristiano Ronaldo asnjë "gjurmë" në fushë

22 Shkurt 2025, 15:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpresat e skuadrës Al Nassr, për të fituar titullin kampion në Arabinë Saudite, morën një goditje të fort, pasi skuadra e Cristiano Ronaldo humbi 3-2 përballë Al-Etifaq.

Ylli portugez nuk la gjurmë në fushë, ku për herë të parë prej tetorit 2024 regjistron dy ndeshje me radhë pa shënuar gol. Ai reagoi i zemëruar, kur arbitri largoi nga me karton të kuq nga loja shokun e tij të ekipit Xhon Duran.

Pasi protestat te xhaketat e zeza nuk e kthyen vendimin, 40-vjeçari shkelmoi topin me forcë drejt tribunave. Edhe pse gjesti u bë në sytë e arbitrit, ai e kurseu Cristiano Ronaldo-n, duke mos e ndëshkuar me karton të verdhë.

Video