6 muaj më parë ishte pa ekip, mbrëmë eliminoi Juven: Rikthimi i Ivanit të “tmerrshëm” që i rrëmbeu rekordin Cristiano Ronaldos

20 Shkurt 2025, 20:22Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ivan Perisic

Ivan Perisic ishte zhdukur për disa kohë nga radari i futbollit të madh. Pas një dëmtimi të rëndë në gju, ai u kthye në vendlindje, por verën e kaluar pas ndërprerjes së kontratës me Hajduk Splitin mbeti pa ekip. Ai i tha “po” PSV-së dhe në moshën 36-vjeçare dhe me një gol në ndeshjen e parë dhe një në ndeshjen e kthimit kontribuoi në kualifikimin në 1/16-ën, golat e tij në fakt i kushtuan Juventusit eliminimin nga Champions League.

Një karrierë e jashtëzakonshme për Ivanin, i cili pas largimit nga Interi u transferua te Tottenhami. Eksperienca angleze e Perisic-it nuk ishte e jashtëzakonshme.

Një dëmtim i rëndë, në moshën 34-vjeçare, mund të dukej si fillimi i fundit të karrierës së tij, por nuk ishte kështu.

Ai kthehet në vendlindje, te Hajduk, luan pak, nuk pranohet nga Gennaro Gattuso dhe në mes të gushtit 2024 zgjidh kontratën.

Perisici dëshiron të vazhdojë të luajë, por ai mbetet pa kontratë për një muaj. Como e vëzhgon, pastaj Genoa, edhe Monza gjithashtu përpiqet, me këmbëngulje. Ai thotë jo. Nuk ka kthim në Serie A.

Ai zgjedh PSV Eindhoven-in më pas. Ai i lumtur thotë se ishte i bindur nga projekti dhe skuadra që luan në Champions League, edhe pse është jashtë listës dhe duhet të presë.

Ai kthehet në formë dhe kur futet në listë del në fushë kundër Juventusit, në Torino shënon një gol të bukur, në Eindhoven shënon një tjetër, edhe më të bukur. Te dy shumë të rëndë për Juventusin që eliminohet nga gara.

Ish-lojtari i Interit që kontribuoi në eliminimin e Juventusit, ka bërë që mediat sociale të botës zikaltër të jenë të egra. Por në realitet ka shumë më tepër. Është madhështia e një lojtari që në moshën 36-vjeçare (i lindur në shkurt 1989), është ende vendimtar, pasi ka qenë shpesh në karrierën e tij dhe që vazhdon të vendos rekorde.

Kjo sepse Perisic është bërë lojtari “më i vjetër” që ka shënuar në dy ndeshje radhazi në fazat e eliminimit, duke i rrëmbyer rekordin Cristiano Ronaldos.

Tani ecuria e tij vazhdon, PSV-ja ndoshta do t’i ofrojë atij një rinovim të kontratës, e cila skadon në qershor, dhe kush e di, ndoshta ai do të konfirmojë formën e tij në raundin e 16-të kundër Arsenalit ose Interit, dhe kjo do të ishte një kthesë e pabesueshme e fatit.

Video