Çmenduria e Theos eliminon Milan nga Champions, Feyenoord në fazën e 1/8 pas 50 vitesh

18 February 2025, 20:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çmenduria e Theos eliminon Milan nga Champions, Feyenoord në
Drama e Milan

Milani më i mirë i erës Conceiçao eliminohet nga Feyenoord dhe është jashtë Champions League.

Milan u eliminua në raundin play-off, pasi barazoi 1-1 ndaj Feyenoord në San Siro, duke humbur me rezultatin e përgjithshëm 2-1, nw Holandw kishte fituar Feyenoord 1-0.

Ndeshja nisi në mënyrë perfekte për kuqezinjtë, teksa pas vetëm një minute Malick Thiaw e mbajti topin në lojë dhe e ktheu në zonë, ndërsa Santiago Giménez shënoi me kokë.

Skuadra italiane dominoi pjesën e parë, ndërsa João Félix gati sa nuk dyfishoi avantazhin me një goditje të fortë, por portieri Timon Wellenreuther bëri një pritje fantastike.

Pavarësisht presionit të Milanit, Feyenoord nuk u dorëzua dhe mbrojti me qetësi.

Rafael Leão pati një rast të artë, por Wellenreuther e ndali sërish.

Gjërat u përkeqësuan për Milanin në minutën e 66-të kur Theo Hernández u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për simulim në zonë, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë, ndërsa ishte në një moment të mirë.

Me një lojtar më shumë, Feyenoord shfrytëzoi momentin dhe shënoi në minutën e 72-të. Hugo Bueno dha një kros perfekt nga e majta dhe Julián Carranza shënoi me kokë, duke i dhënë avantazhin holandezëve.

Pavarësisht përpjekjeve të Milanit në minutat e fundit, Feyenoord menaxhoi lojën dhe siguroi kualifikimin në fazën e 1/8-ve të Champions League për herë të parë pas 50 vitesh.


Video