Polemikat për arbitrimin, Real Madrid mendon largimin nga La Liga

17 February 2025, 17:37Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Polemikat për arbitrimin, Real Madrid mendon largimin nga La Liga
Polemikat për arbitrimin, Real Madrid mendon largimin nga La Liga

Polemikat e fundit për arbitrimin, mund të sjellin një lëvizje të guximshme nga Real Madrid.

Sipas raportimeve nga spanjollja “Sport”, madrilenët po mendojnë largimin nga La Liga.

Rastet e diskutueshme të arbitrave në ndeshjet e fundit, kryesisht në atë ndaj Osasunës, ku Bellingham u ndëshkua me të kuq dhe skuadra e Ancelotti-t kishte pretendime për dy penallti të pa dhëna, i kanë hedhur më shumë benzinë zjarrit.

Drejtuesit e klubit kanë shkuar deri aty sa po mendojnë largimin nga kampionati spanjoll. Kjo lëvizje është tepër e komplikuar, pasi fillimisht çështja duhet të shkojë në FIFA dhe më pas në UEFA.

Në Madrid mendojnë se presidenti i Federatës, Javier Tebas, po përfiton nga pushteti i tij dhe ka bashkuar të gjitha klubet kundër Realit.

“Los Blancos” mund të kërkojnë “azil” në Bundesligë, Serinë A ose Ligue 1.


Video