
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, që ndodhet në arrati, kërkon t’i shpëtojë burgut me një veprim procedurial.
I dënuar me 2 vite burgim, Llalla kërkon në GJKKO parashkrim të dënimit, që do të thotë shuarjen e dënimit.
Ai u dënua në vitin 2021 me 2 vite burg për fshehje pasurie.
Vendimi nuk u ekzekutua, pasi Llalla u largua jashtë vendit, ku fshihet prej 5 vitesh.
Çfarë është parashkrimi i dënimit?
Parashkrimi i dënimit është një institut juridik që nënkupton se, pas kalimit të një afati të caktuar nga ligji, shteti mund të humbasë të drejtën për të ekzekutuar një dënim penal të dhënë nga gjykata.
Me fjalë të thjeshta: një person mund të jetë dënuar me vendim gjykate, por nëse kalon afati ligjor i parashkrimit pa u ekzekutuar dënimi, mund të mos jetë më e mundur që ai dënim të zbatohet.
Sipas nenit 68 të Kodit Penal, afatet e parashkrimit të ekzekutimit të dënimit janë:
Deri në 5 vjet burgim, 5 vjet
Mbi 5 deri në 15 vjet burgim, 10 vjet
Mbi 15 deri në 25 vjet burgim, 20 vjet
Afati llogaritet nga dita kur vendimi i dënimit merr formë të prerë.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016