"Më erdhën dy makina Policie" - Qytetari tregon si i shkuan në shtëpi dhe i grabitën 30 mijë euro: Ishin me uniforma policie, të maskuar dhe me pranga

12 October 2026, 15:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Më erdhën dy makina Policie" - Qytetari tregon si i shkuan

Të tjera detaje kanë dalë në dritë, pas grabitjes së ndodhur në Elbasan mëngjesin e kësaj të hëne.

Qytetari që u grabit ka treguar në një intervistë për Syri se si dy automjete ‘policie’ erdhën në banesën e tij dhe persona të maskuar i kanë kërkuar t’i tregonte se ku i mbante paratë, apo nëse kishte armë pa leje dhe lëndë narkotike.

Sipas tij, hajdutët i kanë drejtuar pistoletën me fjalët: "Mos lëviz, Policia e Shtetit’, çohu se do të të marr me vete".

Ai ka treguar se si fëmijët e tij të mitur dhe nëna u traumatizuan nga ngjarja.

"Ishin me uniforma policie, të maskuar dhe me pranga. Këto që kanë ardhur kanë ardhur me spiunllëk.

Kam punuar në të zezë, edhe policia më tha pse ti me gjithë këto para.

30 mijë euro i kam siguruar nga puna jashtë. Nënës sime i ka rënë 4 herë të fikët", u shpreh viktima Lorenc Zerellari, që ra pre e grabitjes.


Video