Qytetarët para SPAK me pankarta në duar: Arresto Ballukun! (FOTO)

12 October 2026, 12:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Qytetarët para SPAK me pankarta në duar: Arresto Ballukun! (FOTO)

Disa qytetarë janë mbledhur paraditen e kësaj të hëne para ambienteve të SPAK me pankarta në duar, ku kërkojnë arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Secili nga qytetarët ka nga një pankartë me mbishkrimin “Arresto Balluku”.

Balluku akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera në 8 raste, për korrupsion e pastrim parash, si dhe “mosdeklarim apo fshehje e pasurisë”.



Video