Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Familjarët e Beqir Devollit, 45-vjeçarit që humbi jetën në atentatin me tritol në Gjirokastër, kanë dhënë dëshminë e tyre në polici.
Para autoriteteve, familjarët kanë theksuar se Devolli prej një viti i shmangej Tiranës dhe ishte rikthyer për të jetuar në Gjirokastër.
Sipas dëshmisë së familjarëve, Devolli njihej edhe me nofkën ‘Çilo Hunderri’, por ata mohojnë të kenë pasur armiqësi me ndokënd.
Edhe pasagjeri i cili mbeti i plagosur, Erigers Mela, është shprehur se nuk kishin asnjë konflikt dhe me ‘Çilo Hunderrin’ e lidhnin njohjet shoqërore. Lidhur me ngjarjen policia ka pyetur 23 persona, që kanë pasur njohje me 45-vjeçarin.