Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Zv.ministri i Jashtëm grek Miltiadhis Varvicioti ka zhvilluar një takim me Fredi Belerin në paraburgimin e Vlorës.
Që në krye të herës ai e ka quajtur të papranueshëm arrestimin Belerit, nën akuzën për blerje votash, kjo është vizita e dytë brenda pak ditësh në qeli për Fredi Belerin.
Më herët ka qenë ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Theocharis Lalakos.
Fredi Beleri qëndron prej 6 ditësh në burg ku akuzohet për blerje votash, e ndërsa nga qelia mësoi se arriti të fitonte dhe të shpallej kryebashkiak në Himarë.