Opozita dhe mazhoranca bashkojnë votat, miratohet marrëveshjen për urën e Bunës!

18 May 2023, 12:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Opozita dhe mazhoranca bashkojnë votat, miratohet marrëveshjen
Në foto: Edi Rama dhe Dritan Abazoviç

Në një seancë parlamentare që nuk ka zgjatur më shumë se 1 orë, opozita dhe mazhoranca kanë bashkuar votat duke miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e urës mbi Bunë.

Ky projekt u miratua me 92 vota pro, ura 300 metër mbi lumin e Bunës pritet të jetë gati 18 muaj pasi të përfundoi procesi i tenderimit.

Ky projekt do të bashkëfinancohet nga të dyja qeveritë dhe do të shkurtojë distancat mes Velipojës e Ulqinit nga 73 km në 300m.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, pika kufitare Shën Nikollë- Pulaj do të shërbejë si pikë kufitare për Urën mbi Lumin Buna.

Kostoja e urës dhe pikës kufitare do të shkojë deri në 20 milionë euro dhe do të ndahet 50% me 50%.

Ndërkohë, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe qeverisë gjermane u miratua me 72 vota.


Video