Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit në Tiranë, viziton SPAK-un. Takime edhe me përfaqësues të mazhorancës e opozitës

31 Tetor 2025, 20:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mark Fleming

Mark Fleming, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA ka qenë të mërkurën në Prokurorinë e Posaçme.

Zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin Klodian Braho.

Në kuadër të mbështetjes dhe rakordimit me SPAK, Fleming ka takuar ministren e Brendshme të Shqipërisë Albana Koçiu si dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe funksionarë të tjerë të lartë.

Drejtuesi i Kuvendit, Niko Peleshi, ishte gjithashtu në një takim me zotin Fleming.

Gjithashtu, zyrtari amerikan është takuar edhe me përfaqësuesit e opozitës. Në takim kanë marrë pjesë Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku.

Takimet e zyrtarit të lartë vijnë në një kohë kur Prokuroria e Posaçme do të zgjedhë kreun e sa të ri dhe po kryen hetime ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.

Për shkak se administrata amerikane është e mbyllur, takimet e Fleming nuk janë publikuar në rrjetet sociale të ambasadës amerikan në Tiranë.


Video