“Sot në SPAK, shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi reagon për Ballukun: Hajdute e miliona eurove!

31 October 2025, 15:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Sot në SPAK, shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi
Belinda Balluku/ Gazment Bardhi

Lajmi për vajtjen në SPAK të zv/kryeministres Belinda Balluku, nuk ka qenë vetëm në qendër të vëmendjes së mediave, por edhe politikës.

Ndër të parët që ka reaguar për këtë zhvillim ditën e sotme (31 tetor), momenti i hyrjes së Ballukut në godinën e SPAK, është komentuar edhe nga kreu i grupit të PD-së në parlament, deputeti Gazment Bardhi.

Teksa me një reagim në Facebook ai komenton se ajo është fiks siç qytetarët e quajnë, hajdute të taksave të shqiptarëve, teksa hyn brenda SPAK, Bardhi thekson se së shpejti zv/kryeministren e pret Burgu i Grave në Pojskë.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit në Facebook:

“Është fiks ashtu siç qytetarët e quajnë teksa hyn në derën e SPAK.

HAJDUTE e miliona eurove të taksave të shqiptarëve.

“Sot në SPAK, shumë shpejt te Burgu i Grave”/ Bardhi

Sot në SPAK, shumë shpejtë tek Burgu i Grave në Pojskë”.


Video