Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Zv/kryeministrja, Belinda Balluku ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku pritet që edhe ti komunikohen akuzat për shkelje të barazisë në tendera.
Balluku do të përfaqësohet me avokat nga motra e saj, Pamela Qirko, e cila u paraqit me herët në SPAK.
Pyetja e gazetarëve: A do ta jepni dorëheqjen apo do përballeni me drejtësinë me mandat?
Belinda Balluku shtyn mikrofonat e gazetarëve dhe futet në SPAK.
Pak minuta më herët në SPAK, mbërriti e para motra e saj avokate, Pamela Qirko.
SPAK ka thirrur sot Ballukun ndërsa në selinë e Prokurorisë së Posaçme si person nën hetim për tenderat që lidhen me tunelin e ri ndërtuar në Llogara.