Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Kreu i qeverisë i dha lamtumirën ish-kryeministrit Nano, i cili u nda nga jeta pas 24 ditësh në reanimacion, në një postim në rrjetin social Facebook.
Rama publikoi një imazh bardh e zi të Fatos Nano shoqëruar me një mesazh.
“LAMTUMIRË KRYETAR”, shkroi shkurtimisht kryeministri Edi Rama.
Fatos Nano u nda nga jeta mesditën e sotme, pas 24 ditësh në “betejë” me vdekje.
Lideri i PS ndodhej i shtruar në një spital privat prej datës 8 tetor, në gjendje të rëndë shëndetësore.