Ilir Meta mesazh ngushëllimi për vdekjen e Fatos Nanos: U prehtë në paqe

31 Tetor 2025, 20:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta dhe Fatos Nano

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, njëkohësisht ish-kryeministri socialist Ilir Meta, ka reaguar nga qelia për vdekjen e liderit historik të PS-së, Fatos Nano.

Me një postim të shkurtër në rrjetin social Facebook, Meta i shpreh ngushëllime familjes dhe simpatizantëve të Nanos.

“Fatos Nano u prehtë në paqe! Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe simpatizantëve të tij!”, shkruan kreu i PL.

Ish-kryeministri socialist u nda nga jeta, pas një sëmundje të rënda i shtruar në reanimacion prej 24 ditësh dhe nuk e fitoi dot betejën me vdekjen, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.


Video