Zgjedhjet në Himarë, pjesëmarrja më e lartë se në zgjedhjet e 2023

4 Gusht 2024, 20:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qender votimi ne Himare

Qytetarët e Himarës iu drejtuan këtë të diel kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e tyre të ri, pas një viti kaosi dhe në pritje të vendimeve gjyqësore për fituesin e zgjedhjeve të 14 majit, Fredi Beleri.

Drejtimi i bashkisë bregdetare do të diskutohet midis Vangjel Tavos nga kampi socialist dhe Petro Gjikurisë nga koalicioni opozitar.

Nga 23.074 zgjedhës të regjistruar në listat e bashkisë së Himarës, 8333 nga 34 QV të raportuara deri në orën 19:00 iu drejtuan kutive për të shprehur vullnetin e tyre me votë, shifër kjo e përllogaritur në 37.69%.

Të 36 qendrat e votimit në Himarë u mbyllën në orën 19:00.

Pjesëmarrja në këto zgjedhjet rezulton të jetë rritur me 3.42%, në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2023 ku pjesëmarrja ishte 34.27%.

Sipas KQZ-së, në 14 majin e vitit të shkuar në Himarë votuan 7821 persona.

Fredi Beleri mori 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se ish-kryebashkiaku socialist Jorgo Goro, i cili mori 3821 vota.

Video