Zegjine Çaushi drejt humbjes së mandatit!

2 July 2025, 15:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zegjine Çaushi drejt humbjes së mandatit!

Një përmbysje e papritur ka ndodhur në qarkun e Fierit pas rinumërimit të votave nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Ndërsa ka mbetur për t’u rinumëruar vetëm kutia e fundit, Zegjine Çaushi është drejt humbjes së mandatit të deputetes në këtë qark, pasi kolegia tjetër nga PS, Maldrita Bardho ka kaluar në një avantazh prej 9 votash.

Pas përfundimit të numërimit më 11 maj dhe mbylljes së procesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ishte Çaushi që fitoi mandatin me 61 vota më shumë se Maldrita Bardho.

Por rinumërimi i kërkuar nga “Shqipëria Bëhet” ka sjellë një përmbysje të rezultatit, sa i takon kandidatëve brenda Partisë Socialiste.

Kutia e fundit që mbetet për t’u rinumëruar pritet të vendosë fatin e mandatit të 12-të të PS.


Video