Politikani kontrovers britanik Nigel Farage ka pranuar ftesën e Edi Ramës të vizitojë Shqipërinë si i ftuar nderi i kryeministrit shqiptar
Udhëheqësi i partisë “Reform UK”, gjithsesi nuk i lë replikat me Ramën, për të cilin thotë se nga njëra bën marrëveshje me kryeministren italiane Giorgia Meloni për të marrë refugjatë në kampet e Gjadrit, por nga ana tjetër, sipas tij, refuzon të marrë shqiptarët e burgosur në Britaninë e Madhe.
Më herët, në një interistë për Top Channel, Nigel Farage tha se e ka fituar bastin me Edi Ramën, por ndërkohë theksoi se nuk i kanë pëlqyer qëndrimet kritike të shefit të qeverisë shqiptare ndaj Brexit, referendumit që e nxori Anglinë jashtë BE.
I accept Prime Minister @EdiRamaal’s invitation to visit Albania as his guest of honour.
— Nigel Farage MP (@Nigel_Farage) June 30, 2025
We will discuss the return of Albanian prisoners. pic.twitter.com/PREL64fbfr