Duket se premtimin e kandidatit të Berishës dhe Metës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, i cili thotë se do të realizojë transport publik falas nëse ai zgjidhet kryebashkiak, nuk e ka marrë askush seriozisht dhe po bëjnë xhiron e rrjetit postimet ironizuese në lidhje me këtë premtim elektoral.
Një reagim ka ardhur dhe nga gazetari Habjon Hasani, i cili ka ironizuar me faktin se Këlliçi do i gjejë lekët e transportit publik falas duke hequr buxhetin për trajtimin e mbetjeve. Ai ka publikuar një video ku shihet një autobus dhe një person i cili ndodhet në mes të grumbujve masiv me mbetje në qytet.
"Pershendetje miq. I kerkova inteligjences artificiale te me bente nje video se sa i lumtur do dukesha une pasi zbrisja nga autobusi falas i Belindit, i cili u mundesua me leket e trajtimit te mbetjeve." shkruan me ironi Habjon Hasani.