Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Belind Këlliçi, kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës për Bashkinë e Tiranës ka nisur fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit. Por ajo që bie në sy nga fushata e tij, nuk janë mesazhet e dhëna për qytetarët e Tiranës që duken premtime boshe, por “ushtria” e vërtetë PR që mban pas vetes.
Ndërsa sulmon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për propagandë dhe marketing, Belind Këlliçi është shfaqur sot si kopje e shëmtuar e Veliajt në sheshin ‘Skënderbej’ një skuadër të madhe prej rreth 10 fotografësh. Siç duket që ta nxjerrin sa më mirë imazhin e tij.
Duket se këshilltarët e Këlliçit nuk e kuptojnë se qytetarët e Tiranës nuk kanë nevojë për foto cilësore, por që qyteti ku jetojnë të zhvillohet sa më mirë.