VIDEO/ Plas DEBATI mes deputetëve socialist, Igli Hasani KRITIKON Ballën në Komisionin e Jashtëm: Taulant pusho tani!

22 January 2026, 13:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Plas DEBATI mes deputetëve socialist, Igli Hasani KRITIKON
Igli Hasani/ Taulant Balla

Në Komisionin e Jashtëm, ka pasur dhe një përplasje mes kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe drejtuesin e komisionit Igli Hasani.

Teksa Hasani po hapte votimin, Balla i ndërpreu fjalën duke iu drejtuar Shehajt, i cili u ngrit në këmbë për tu larguar.

Në këtë moment Hasani ndërhyri duke ngritur zërin dhe duke i kërkuar Ballës që të ndalonte dhe t’i lejonte të vazhdonte me drejtimin.


Debati Balla-Hasani:

Hasani: Le të fillojmë procesin e votimit

Balla- Shehajt: Hë mo nuk do të votosh ti? Ulu voto

Hasani: Taulant të lutëm tani. Më lër të vazhdoj ta bëj këtë. Rri të vazhdojmë. Nuk do të ulet, lerë të iki.

Balla: Qetësohu


Video