Vangjel Dule bëhet "qesharak", krahason Fredi Belerin me Alexei Navalny

25 Maj 2023, 21:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fredi Beleri, Vangjel Dule dhe Alexei Navalny

Edhe pse i sapozgjedhur në krye të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i “Bashkë Fitojmë” ndodhet në burg i akuzuar për blerje votash gjatë fushatës elektorale.

Arrestimin e tij, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e cilëson terësisht arbitrar dhe politik. I ftuar në Klan News, Dule u shpreh se gjithçka e ka zanafillën në ditën e tubimit të Kryeministrit në Himarë, më 6 Maj.

Më tej Dule bëri një krahasim qesharak ku e krahasoi Fred Belerin të kapur në flagrancë për blerje votash me liderin e opozitës ruse Alexei Navalny, i cili prej vitesh ndodhet në burg me urdhër të Putin.

“Ishte një fitore e padiskutueshme dhe po të mos kishte ndodhur arrestimi arbitrar, i paprecedentë, fitorja do të ishte shumë herë më e madhe. Më vjen keq ta them, por zoti Beleri është siç mban Putini në burg Navalnin, siç mban Erdogani Demirtashin. Zoti Rama ka marrë peng dhe e mban zotin Beleri në burg. Është kaq e qartë dhe kaq e thjeshtë. Kjo është qesharake, sepse në momentin që pretendohet se bëhet arrestimi në flagrancë zoti Beleri ndodhet në orën 00:15 minuta pas mesnate, gjendet me avokatin e tij, kushëririn e tij pas një darke bashkë dhe po diskutonin, për rrjedhojë cila është logjika? Që zoti Beleri po përpiqej t’i blinte votën avokatit, apo kushëririt? Më datën 6 Maj, deri atëherë fushata ishte shembullore aq sa nuk u desh të shkoja as unë, e gjitha përmbyset më 6 Maj kur zhvillon tubimin zoti Rama, nuk kishte as 30 qytetarë vendas, mesa duket aty mori mesazhin, fillon një sulm të papritur ndaj zotit Beleri.” - tha Vangjel Dule.

Video