
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Parlament për rikthimin e diskutimit për fashat e energjisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet Tabaku se pasi fitoi zgjedhjet, kryeministri po sheh rritjen e energjisë me për 95% të shqiptarëve.
“Kryeministri pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurt për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës!”, ka shkruar ajo.
KM pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurtë për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve. Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës!
— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) May 25, 2023