Aktivistët e Lëvizjes "Bashkë" po zhvillonin një protestë para Kuvendit kundër rritjes së pagave për deputetë dhe ministrat, kur para u doli një prej këtyre të fundit.
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Redi Muçi po thoshte se parlamenti shqiptar është kthyer në një ambient luksi, për në Kuvend po shkonte ish-ministri, Arben Ahmetaj.
“Ben Ahmetaj në njëfarë mënyrë përfaqëson në mënyrën më ekzemplare të mundshme korrupsionin e kësaj qeverie dhe të këtyre deputetëve. Po ja i bëri bisht dhe kësaj proteste që jemi këtu. Nëse hyni brenda kësaj salle dhe i drejtoni kamerat një nga një nga ato ulëse, do shihni se si parlamenti shqiptar është kthyer në një ambient luksi,”- tha ai.
Në momentin që Muça po fliste drejt Kuvendit ka ardhur deputeti Arben Ahmetaj, i cili ka ndërruar rrugë sapo ka parë aktivistët.
Por këto të fundit e kanë mbuluar me para dhe i janë drejtuar duke i thënë: Hajde Tigër, je i korruptuar. O tigër! Hajde tigër. Eja! Je i korruptuar, edhe ti je i korruptuar. T'ju vijë turp zoti deputet.
Por duket se ish-ministri Ahmetaj pasi ka hyrë në kuvend ka takuar kolegët e tij socialistë, duke u ç’mallur me ta pas mungesës që kishte në parlament.
Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:
Kujtojmë se Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim të parash dhe përftimit të paligjshëm të interesave.
SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.