Lëvizja Bashkë i hedh 500 euroshe në fytyrë Arben Ahmetajt: Mos hyr në parlament o hajdut!

25 May 2023, 10:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lëvizja Bashkë i hedh 500 euroshe në fytyrë Arben Ahmetajt:
Lëvizja Bashkë i hedh 500 euroshe në fytyrë Arben Ahmetajt

Aktivistë të ‘Lëvizjes Bashkë’ kanë protestuar ditën e sotme para ambienteve të Kuvendit kundër rritjes së rrogës së deputetëve.

Por në momentin që deputeti Arben Ahmetaj ishte para parlamentit, aktivistë të partisë kanë hedhur në drejtim të tij tufa me para. 

Aktivistët e kanë shoqëruar aktin me thirrjet "Mos hyr në parlament o hajdut, turp, jeni të korruptuar!"

SPAK ka nisur hetimet ndaj ish-numrit dy të qeverisë me katër akuza të ngritura ndaj tij.

Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion, përfitime të paligjshme dhe pastrim parash.

 

 


Video