
Grenell takohet me Ramën
Ish i dërguari i Posaçëm i presidentit Donald Trump për Ballkanin Perëndimor Richard Grenell ka takuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama, në zyrën e këtij të fundit.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Grenell, i cili ka publikuar disa foto në rrjetin social Twitter dhe ka zbardhur bisedën. Ai bën me dije se kanë diskutuar për të bërë më shumë për lirimin e Hashim Thaçit nga burgu. Sipas Grenell akuzat kundër Thaçit janë të rreme dhe dëshmitarët thuhet se janë manipuluar nga Jack Smith.
"Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, një nga aleatët tanë më të mëdhenj në NATO dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të çliruar sa më shpejt Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se ato janë manipuluar nga Jack Smith." - shkruan Grenell.
I had lunch with Prime Minister @ediramaal from our great NATO ally Albania ???????? - and we agreed that more must be done to free @HashimThaciRKS from his 3 years of prison by The Hague.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) May 25, 2023
The charges against him are phony and the witnesses are saying they’ve been manipulated by Jack… pic.twitter.com/9B3MMoJBo4