“U vonua me shkak ekuivalentimi i licencave”, denoncimi i Rithemelimit: Si u lanë jashtë punëve publike kompanitë e huaja, SPAK të hetojë

27 April 2024, 16:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“U vonua me shkak ekuivalentimi i licencave”, denoncimi i
Denoncimi i PD

Rithemelimi i PD-së ka vijuar këtë të shtunë me denoncimet ndaj qeverisë ‘Rama’.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja për antikurrupsionin te Rithemelimi, Genta Vangjeli denoncoi se disa kompani të huaja u lanë jashtë punëve publike për shkak të ekuivalentimit të licencave.

Mes të tjerash ajo i bëri thirrje SPAK që të hetojë këto procedura.

“U vonua me shkak ekuivalentimi i licencave”, denoncimi i

Urdhëri nr 415 i dt. 18 Dhjetor 2019 i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, PËR APLIKIMIN VETËM ONLINE TË DISA SHËRBIMEVE përfshin Aplikimin për ekuivalentimin e licencës së huaj individuale në studim e projektim, dhe/ose në mbikëqyrje e në kolaudim.

“U vonua me shkak ekuivalentimi i licencave”, denoncimi i

“U vonua me shkak ekuivalentimi i licencave”, denoncimi i

Nëse shohim aplikimin online në e -Albania mund të verifikohet lehtësisht se koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 35 deri 38 ditë.

“U vonua me shkak ekuivalentimi i licencave”, denoncimi i

I njëjti afat prej 38 ditësh nevojitet për ekuivalentimin e licencës profesionale për subjekte që disponojnë licencë profesionale në vendin e origjinës (jo Shqipëri) në fushën e zbatimit në ndërtim.

Sipas Open Data nga 1 janar 2020 deri tani janë prokuruar në të gjithë vendin 3449 procedura për punë civile me fond 2.4 miliard euro të cilat kishin si kusht skualifikues ekuivalentimin e licencës për zbatim punimesh në ndërtim, ndërkohë afati për dorëzimin e ofertave ishte gjithnjë më pak se 35 ditë.

“U vonua me shkak ekuivalentimi i licencave”, denoncimi i

Si dhe 1541 procedura me fond 81 milion euro u prokuruan në të gjithë vendin për studime- projektime, mbikëqyrje e kolaudime punimesh ndërtimore, ndërkohë që afati për dorëzimin e ofertave ishte më pak se 35 ditë.

Të gjithë Autoritetet Kontraktore të cilët kanë vendosur si kriter skualifikues në dokumentet e tenderit ekuivalentimin e licencës profesionale për subjekte që disponojnë licencë profesionale në vendin e origjinës (jo Shqipëri) në fushën e zbatimit në ndërtim si dhe ekuivalentimin e licencës së huaj individuale në studim e projektim, dhe/ose në mbikëqyrje e në kolaudim, me dije kanë skualifikuar nga gara pjesëmarrjen në prokurim të operatorëve të huaj me qëllim shpalljen e fituesve të paracaktuar në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik



Video