Do të përjashtojë Kryemadhin nga partia? Meta: Askush s’e ka marrë peng!

27 April 2024, 11:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do të përjashtojë Kryemadhin nga partia? Meta: Askush s’e
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se Monika Kryemadhi është deputete dhe anëtare e Komitetit drejtues të partisë së tij.

Në një deklaratë për mediat Meta tha se askush nuk e ka marrë peng Kryemadhin, ai shtoi se do të luftojnë nepotizmin dhe se kjo nuk është një konventë kundër Monikës.

“Kush e gënjeu Monikën? Monika Kryemadhi është deputete, dhe mund të zgjidhet deputete sa herë që të dojë. Ajo ka dyfishin e votave, dyfishin e Luçiano Boçit. Ajo është anëtare. Do të luftojmë nepotizmin. Kjo nuk është një konventë kundër Monikës. Të lutem, kur të hipësh atje bashkë me Osmanin, atëherë do të pyesësh. Sa vjeç je? (I drejtohet gazetarit). Ka punë, por nuk ka profesionistë. Ashtu thotë ai torollaku. Do të garantojmë Shqipërinë me 4 mln plus. Nepotizmi është problem i madh për shoqërinë tonë”, tha Meta.

Partia e Lirisë zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir Meta, me qëllim sipas këtij të fundit, Rithemelimin dhe shkëputje nga nepotizmi të partisë.

Meta akuzon Ramën se ka rrëmbyer vulën e PD e i gënjen mendja se mund të marrë dhe vulën e PL-së e të shuajë opozitarizmin.


Video