U propozua për President, reagon Dash Shehi: "Fatin" tim e ka në dorë Rama

18 May 2022, 18:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U propozua për President, reagon Dash Shehi: "Fatin" tim e ka
Dashamir Shehi

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka reaguar pasi Fatmir Mediu tha se ka gjetur dakordësinë me Agron Dukën për të propozuar emrin e tij për President.

Teksa falenderon Mediun dhe Dukën, Shehi i kërkon opozitës që ta votojnë, por sipas tij, gjithçka është në dorë të kryeministrit Edi Rama.

“Janë të gjitha manovra përpara, nuk merremi ne me këtë. Ne kemi detyrimin për të propozuar një emër, unë i falënderoj, por kjo është një hipotezë politike. Në dorë e ka Rama. Të shohim kë do të propozojë PD e ndarë në dy pjesë. Nëse i pëlqej popullit opozitar le të më votojnë, por siç e thashë janë të gjitha manovra politike”, deklaroi Shehi për Abc.


Video