Pjesë e tryezës së diskutimeve për zgjedhjen e Presidentit të ri është dhe Fatmir Mediu, si kryetar i Grupit Parlamentar “Aleanca për Ndryshim”. Ai ka kërkuar konsensus mes opozitës për të dalë në një kandidaturë të përbashkët.
Gjatë një interviste televizive, Mediua ka treguar se ka nisur diskutimet me kreun e PAA Agron Duka, ku kanë propozuar emrin e Dashamir Shehit si personin e duhur për të ardhur në krye të shtetit.
“Racionalja do kërkonte një kandidat të përbashkët. Ne si opozitë duhet të jemi të afruar për të kriujuar mes veten marrëdhënie konsensuale pastaj ta ndërtojmë me palën tjetër. Ne kemi filluar të diskutojmë edhe për emrat. Unë kam diskutuar e me Agron Dukën dhe kemi propozuar emrin e mikut tonë Dashamir Shehi. Ka një histori politike por thamë edhe një herë që duhet konsensus i përbashkët”, - ka deklaruar Mediu.