Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Opozita dhe maxhoranca do të ulen sot për të biseduar për presidentin e ri. Bisedimet do të nisin në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit dhe do të janë në prani të kamerave, ashtu sikurse kërkoi Enkelejd Alibeaj një ditë më parë.
Ndërkohë, që raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, pritet që sot në tryezë të hidhen kandidatët e mundshëm për postin e kryetarit të shtetit.
Që takimi i sotëm të jetë para kamerave u dakordësua dje mes Enkelejd Alibeaj dhe grupit negociator socialist Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali.