Rama batuta në Ndroq: Takova një demokrat të mërzitur, kish marrë shtëpi, por i kishte ikur partia

17 May 2022, 12:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama batuta në Ndroq: Takova një demokrat të mërzitur, kish
Edi Rama në Ndroq

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë dorëzimit të disa banesave të rindërtuara në Ndroq se ky proces nuk i ka ndarë qytetarët e prekur nga tërmeti në të majtë dhe të djathtë.

Rama deklaroi se para se të mbërrinte kishte takuar një demokrat të mërzitur që kishte marrë shtëpinë, por kishte humbur partinë.

Ai tha se partia e tyre është e hapur për të gjithë demokratët ndërsa mori shembullin e kreut të PD në Farkë që sipas tij ka marrë katër shtëpi nga procesi i rindërtimit për shkak se kishte katër kurora në një banesë.

“Mund të mbillni pemë frutore dhe pastaj t’i ndani ca të kuqe dhe ca blu sipas partive që keni këtu. I dhashë dorën një demokrati këtu ishte shumë i mërzitur. Se mendonte se shtëpinë e mora por partia më iku. Shtëpinë kishim për detyrë dhe shtëpinë ta dhamë.

Partinë nuk kishim për detyrë ta mirëmbanim. Shih e bëj për ndonjë parti tjetër. Po nuk gjete ne derën hapur e kemi. Kemi dhënë prova se demokratët i mbajmë mirë. I japim më shumë se dy tre shtëpia. Si kryetari i PD në Farkë që mori katër shtëpi që kishte disa kurora", tha Rama.


Video