Caktohet data, kur do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjes së Presidentit

17 May 2022, 11:13Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Caktohet data, kur do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjes së
Konferenca e Kryetarëve

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka propozuar të hënën e ardhshme raundin e dytë për zgjedhjen e Presidentit.

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Balla tha se ky është propozim që biem të gjithë dakord.

“Propozoj që raundi i dytë të zhvillohet të hënën në 23 maj në orën 18:00. Ky është propozim që biem të gjithë dakord”, u shpreh Balla.

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot për të vendosur për seancën e dytë të posaçme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Dje u zhvillua raundi i parë, i cili u dogj sepse nuk kishte asnjë kandidaturë për Presidentin e Republikës.

As maxhoranca dhe as opozita nuk iu drejtuan kuvendit me një emër. Sot konferenca e Kryetarëve do të vendosë kur do të mbahet raundi i dytë.

Sipas parashikimeve ligjore, raundi i dytë mbahet jo më shumë se 7 ditë nga raundi i parë dhe data e fundit është e hëna e ardhshme. Është Konferenca e Kryetarëve që vendos datën.

 


Video