Agron Gjekmarkaj: Të zgjidhet një president roje i demokracisë

17 May 2022, 11:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Agron Gjekmarkaj: Të zgjidhet një president roje i demokracisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj

Është mbledhur sërish Konferenca e Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit të ri për të përcaktuar datën për raundin e dytë, i cili duhet të jetë brenda 7 ditësh, pra deri më 24 maj. Raundi i parë u ezauarua pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj tha se vendi I duhet një president euro-atlantik dhe i mbështetur nga Perëndimi.

"Mazhoranca ka numra për ta zgjedhur presidentit, por nuk ka mandate etike. Rama të bashkojë dy postet në një, paradite kryeministër dhe pasdite president. Unë besoj se vendi ka nevojë për një president më shumë sesa i opozitës, por një president euro-atlantik. Prandaj revokoj këtu të gjithë faktorë politikë do të ishte udhës që presidenti i ri të jetë, as i Ramës as i Berishës as i Metës, por një person i investuar nga bota perëndimore, si investim dhe rojtar i demokracisë", tha Gjekmarkaj.


Video