"Dua kamera", Balla pranon kushtin e Alibeajt dhe shtyn takimin për nesër

17 May 2022, 19:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Dua kamera", Balla pranon kushtin e Alibeajt dhe shtyn takimin
Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj

Takimi mes Enkelejd Alibeajt dhe Taulant Ballës për negociatat për Presidentin e ri është shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:00. Arsyeja ka qenë kërkesa e Alibeajt i cila ka kërkuar prezencën e mediave gjatë diskutimit mes negociatorëve, për të qenë gjithçka transparente.

Kjo kërkesë është pranuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së dhe pas një bisede të shkurtër pasditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit, kanë vendosur që takimi të shtyhet për nesër.

Pas takimit, Balla ka deklaruar për mediat se është i gatshëm për të diskutuar mbi draftin e dorëzuar nga grupi parlamentar i PD, por të drejtën e propozimit ta kenë të gjitha palët.

“Kemi kryer takime me dy grupet më të mëdha të grupeve parlamentare, ju ishit perezent gjatë bisedës që zhvilluam sot dhe shpresoj që nga PD të ketë fleksibilitet dhe gatishmëri për konsensus. Fleksibiliteti ka të bëjë me një dokument që kanë paraqitur dhe unë kam shprehur gatishmërinë që të bisedojmë dhe të drejtën e propozimit ta kemi të gjithë jo vetëm opozita. Është diçka e mirë që ne kemi mundësinë që të komunikojmë dhe shpresojmë që nga dialogu vijnë produkte pozitive.

Suksesin e 17 majit – Unë po them që sot është konferenca e kryetarëve dhe kam propozuar që të takohemi në orën 18:00 dhe kemi qenë të përpiktë me kolegët Spiropali, Pampuri dhe Alibeaj. Alibeaj ka kërkuar që ky takim të zhvillohet në praninë e medieve kështu që nesër merrni masat që të jeni dhe ju prezent për ta dëgjuar pozicionin tonë. Nëse ka pak gatishmëri për tu përfshirë seriozisht në proces dhe fleksibilitet për të pranuar diçka që është themelore për të bërë propozime me emrat. Opozita të vijë me propozime. A i ka 20 firma opozita për kandidatin? Nëse i kanë të bëjnë të propozimi.

Edi Rama nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe, por ka cituar nenin përkatës të Kushtetutës. Kushtetuta është përmirësuar me një mekanizëm zhbllokues, ky proces e kemi thënë kryhet në tre raundet e para, në raundin e katër kushtetuta i jep të drejtën shumicës. Kryeministri ka thënë që Shqipëria ka nevojë për president të gjithë shqiptarëve. Tani Alibeaj erdhi më në fund kemi rëndë dakordësi për nesër. Ky ishte një takim i hapur, dua që edhe PD të thotë pozicionin e tij. Kemi pasur mundësinë që zoti Mediu, zonja Doda, kanë qenë në takime dhe shpresoj që ne të kalojmë në takime më të gjera dhe të katër grupet parlamentare të jenë të përfshira. Kërkojani Alibeajt nëse ai është dakord që nesër të jenë prezent , për mua s’ka asnjë problem.”, tha Balla.

Alibeaj tha se për çështjen e Presidentit, transparenca është ilaçi kundër pazareve, teksa ftoi mediat që të jenë nesër prezent.

"Unë mendoj që vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çfarëdolloj pazari. Ju dhe publiku e doni këtë. Për këtë arsye nesër ora 10 jeni të ftuar për të parë qëndrimin. Duam te jetë një proces në shërbim të shqiptarëve. Nesër salla është e hapur për të gjithë. Unë kam durimin që t’i diskutojmë të gjithë hap pas hapi, e kuptoj shpejtësinë që do Balla, por besoj që kushtetuta thotë 1 gjë, që 3 raundet e para duhet shumica e cilësuar. Ne kemi pacaktuar rregullat, pastaj emrat. Le ta shohim...", tha Alibeaj. 


Video