Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të programi IPARD III për bujqësinë në Shqipëri, nënvizoi se koha kur fondet jepeshin nga qeveria ishin vetëm për njerëzit e partisë ka mbaruar.
Kreu i qeverisë u shpreh se kjo lloj mbështetje do të përfitohet nga to vetëm përmes punës.
“Koha kur AZHBR ishte degë partia dhe bujqësia ishte e ndarë në parcela partie ka vdekur. Koha kur jepeshin paratë për të bërë punë në bujqësi dhe gjysma e parave shkonin në parti, ka vdekur. Unë bëra kohë në këtë punë dhe unë i dalloj demokratët dhe janë shumë të nderuar. Kjo nuk ka rëndësi. Ne këtu jemi për partinë e punës. Ju falënderoj të gjithëve dhe iu them se jemi në dispozicion të çdokujt që dëshiron të punojë”, tha Rama.