"Ekipet e sigurisë u pajisën me foton e tij", gazeta: Si u ndalua Berisha të takohet me Pompeon në Tiranë

18 May 2022, 14:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ekipet e sigurisë u pajisën me foton e tij", gazeta: Si u
Ish sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe Sali Berisha

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti në Tiranë mbrëmjen e së dielës në kuadër të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në fjalën e tij, Pompeo tha se përkushtimi vijon njësoj dhe uron që miqësia të ketë edhe 100 vite të tjera.

Gjatë vizitës, u nderua nga Universiteti i Tiranës me titullin Honoris Causa për kontributin e dhënë në ruajtjen e paqes, ndërtimin e dialogut, garantimin e sigurisë dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike mes Amerikës dhe vendit tonë.

Gazeta Shqiptarja shkruan se stafi i Mike Pompeo kofirmojnë se ka patur një përpjekje të ish-Kryeministrit Sali Berisha për të krijuar një takim me zotin Pompeo gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, madje dhe spontanisht në korridoret e hotel Mak-Albania (ish-Sheraton).

Sipas shqiptares ekipet e sigurisë janë njoftuar për këtë fakt dhe janë njohur me fotografinë e Berishës për të parandaluar prezencën e këtij personi në mjediset ku do të ndodhej zoti Pompeo.


Video