FOTO/ Shmangu Berishën, kush ishin deputetët e PD që u takuan me Mike Pompeo

16 May 2022, 17:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Shmangu Berishën, kush ishin deputetët e PD që u takuan me
Deputetët e PD dhe Mike Pompeo

Ish-Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo, ka vizituar Shqipërinë, ku ditën e sotme ka marrë pjesë edhe në një aktivitet të zhvilluar nga ambasada amerikane për të festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

Pjesë e aktivitetit kanë qenë dhe disa deputetë të Partisë Demokratike, por ajo që u vu re ishte se nuk ka qenë i pranishëm asnjë mbështetë i Sali Berishë.

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka publikuar një foto nga takimi me Pompeo, ku krahas ish-zyrtarit të lartë amerikan shfaqen dhe deputetët e tjerë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, dhe Dhurata Çupi.

“Një shtrengim duarsh me ish Sekretarin e Shtetit të SHBA, republikanin Mike Pompeo sot në Tiranë”, shkruan Gjekmarkaj teksa publikon edhe foton.

Pjesë e aktivitetit gjithashtu kanë qenë dhe deputetja Grida Duma, apo kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

FOTO/ Shmangu Berishën, kush ishin deputetët e PD që u takuan meFOTO/ Shmangu Berishën, kush ishin deputetët e PD që u takuan me



Video