Kreu i ri në PD, ja kush renditet i pari në fletën e votimit mes Berishës dhe Ibsen Elezit

16 May 2022, 13:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreu i ri në PD, ja kush renditet i pari në fletën e votimit mes
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti rivali i tij Ibsen Elezi.

Teksa na ndajnë disa ditë nga zgjedhjet për kreun e ri të PD, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike ka zbardhur përmajtjen e fletës së votimit.

Sipas njoftiomit të Komisionit të Rithemelimit, i pari në fletën e votimit është vendosur ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti rivali i tij Ibsen Elezi.

Njoftimi i plotë

Miratimi i fletës së votimit për kryetar të PD. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e datës 16.05.2022, ora 11.30, u hodh shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, në prezencë të përfaqësuesve të tyre. Pas hedhjes së shortit, renditja e emrave në fletën e votimit është:

1. Sali Berisha
2. Ibsen Elezi

Data 22 maj për zgjedhje të kryetarit të ri të PD u caktua nga Kuvendi i 30 prillit, ndërsa duket se do të zhvillohen në një kohë kur gjykata ende nuk e ka thënë fjalën e fundit se kujt i përket drejtimi i selisë blu.


Video