"Ik, ik, ik!"/ Tensione në takimin e Berishës, pas kërkesës së militantit ndaj Gjekmarkajt

15 May 2022, 18:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ik, ik, ik!"/ Tensione në takimin e Berishës, pas
Agron Gjekmarkaj dhe militanti i PD

Një mbështetës i Sali Berishës i ka kërkuar deputetit Agron Gjekmarkaj që të kthehet në krahun e ish-kryeministrit për të ndërtuar PD-në.

Këtë deklaratë militanti i PD-së e ka bërë gjatë takimit të Sali Berishës me demokratët e Lezhës, në kuadër të fushatës për rikthimin në krye të PD-së. Por, kjo deklaratë e tija, nuk është pritur mirë nga të pranishëmit e tjerë, për faktin se Gjekmarkaj ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj ish-kryeministrit.

Ata kanë kërkuar që ti hiqet mikrofoni demokratit që i bëri kërkesë Gjekmarkajt dhe e kanë kundërshtuar me brohoritjet "Ik, ik, ik".

"Je i vonuar, nuk mund të them për fajin tënd. Nëse t’i ke bërë korrupsion, dhe ke abuzu me detyrën tënde, unë të votoj kundra, por s’e besoj. I bëj thirrje Agron Gjekmarkaj që është deputeti tonë. Mua mos më thuaj ik! I bëj thirrje Alibejt. Askurkush më trim se mua nuk është. I bëj thirrje të kthehen në kraun e Berishës dhe të ndërtojnë PD-në." është shprehur militanti i PD-së.


Video