Digjet raundi i parë i votimit? Asnjë kandidat i regjistruar për Presidentin e ri

15 May 2022, 14:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Digjet raundi i parë i votimit? Asnjë kandidat i regjistruar për
Emrat e përfolur si kandidatura përpresident

Digjet afati i fundit për depozitimin e kandidaturave për Presidentin e ri të Shqiëprisë, afat që u vendos në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve disa ditë më parë me propozim të Partisë Socialiste.

Kanë mbetur edhe pak orë nga përfundimi i afatit, ende nuk ka asnjë emër për kreun e ri të shtetit. Nesër është parashikuar të mblidhet sërish Konferenca e Kryetarëve dhe të mbahet formalisht edhe raundi i parë i votimit, që mesa duket do të digjet, për shkak se nuk ka asnjë dakordësi mes opozitës dhe mazhorancës.

Zgjedhja dhe mandati i Presidentit të Shqipërisë

Procedura e zgjedhjes së Presidentit është paraparë në nenin 87. Sipas tij kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh. Një deputet nuk lejohet të propozojë në të njëjtën kohë më shumë se një kandidat. Presidenti i Republikës zgjidhet me votim të fshehtë dhe pa debat nga Kuvendi. Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Votimi i parë zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi pa sukses i votimit pararendës. Votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat.

Në votimin e dytë, të tretë dhe të katërt mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të paragrafit të parë si më sipër. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Votimi i pestë zhvillohet kur në votimin e katërt asnjë kandidat nuk ka siguruar shumicën e kërkuar të votave.

Votimi i pestë zhvillohet vetëm midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në votimin e katërt. Në rast se ka më shumë se dy kandidatë me të njëjtin numër votash, kandidati që merr pjesë në votim caktohet me short. Në rast se pas votimit të katërt nuk ka mbetur asnjë kandidat në konkurrim, për këtë votim mund të paraqiten kandidatë të rinj, sipas kushteve të paragrafit të parë si më sipër. Kur paraqiten më shumë se dy kandidatë, votimi zhvillohet midis dy kandidatëve që kanë siguruar numrin më të lartë të deputetëve propozues.

Në rast se edhe pas votimit të pestë asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, ose kur pas votimit të katërt pa sukses nuk paraqitet asnjë kandidaturë e re, Kuvendi shpërndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij. Kuvendi pasardhës e zgjedh Presidentin e Republikës me shumicën e të gjithë anëtarëve të tij.

Presidenti i Republikës, në çdo rast, zgjidhet për 5 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Mandati përfundon në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të pestë nga data e betimit si President i Republikës.

Presidentët e Republikës së Shqipërisë të pas ’90-s

Digjet raundi i parë i votimit? Asnjë kandidat i regjistruar për


Video