Aktivistja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Evi Kokalari, ka folur mbrëmjen e sotme mbi përplasjet në distancë me ish kryeparlamentaren JozefinaTopalli.
E pyetur nga Arian Çani mbi mendimin e saj nëse Topalli zgjidhej presidente, Kokalari tha me ironi se ky do të ishte veprimi më i mirë pasi Topalli nuk dëshironte njeri nëpër këmbë dhe posti i përshtatej.
Mes të tjerash, ajo tha se ish kryeparlamentarja nuk mund as të shkrinte partinë e vetë të themeluar para zgjedhjeve të 25 Prillit.
“Batutat e Jozefinës më duken si në vitin 1980. Jozefina e nisi vetë. Ajo do jetë mirë si president. Presidenti është shumë i izoluar në Shqipëri. Kjo nuk do asnjeri nëpër këmbë dhe si presidente do jetë perfekt. Jozefina këtë problemin që ka me femrat që nuk jep as dorën as nuk përshëndet e ka shprehur edhe me disa të huaja”, deklaroi ajo.
Mori 5 mijë firma për të hapur partinë dhe më thonë se ky është problemi. Kam dokumente që ajo nuk shkrin dot partinë e saj tani. Ajo është akoma anëtare e partisë së vet. I duhen 2/3 të votave për të shkrirë partinë. Ka individë të tjerë që duan të qëndrojnë në parti. Gjykata ia ka rrëzuar vendimin për shkrirjen e partisë. Ajo mund të dilte shumë hapur. Mua më fillojmë dhe më dërgojnë dokumente. Ky është realitet. Kam dokumente të firmosur nga gjykata”-u shpreh Kokalari.