Partia Socialiste ditën e djeshme votoi kundër idesë së hedhur nga Berisha për dënimin e krimeve serbe në Srebrencië. Kjo çështje ka provokuar politikisht ujërat jo vetëm të Shqipërisë por edhe më gjerë dhe pa pasur reagime si nga serbët por edhe nga boshnjakët e kroatët.
Problemet dhe konfliktet e brendshme të parlamentit Shqiptar janë pasqyruar jashtë si një mbështetje e Shqipërisë për Serbinë dhe këtë shtypi serb e ka komentuar duke falendëruar Shqipërinë e duke bërë thirrje serbëve që në verë të vizitojnë bregdetin shqiptar.
Gazetari shqiptar në Begrad Idro Seferi në një intervistë televizive u shpreh se: Nuk e di se çfarë mendojnë por lajmi që ka dalë është sikur Shqipëria më të vërtetë mendojnë se në Srebrenicë nuk është kryer krim, madje kishte edhe thirrje nga serbët të shkohet sa më Shumë në Shqipëri në sezoni turistik pasi Shqipëria i mbështet.
Kujtojmë se ditën e djeshme grupi i Berishës në Kuvend përmes deputetit Tritan Shehu dhe firmave të tyre kanë propozura një Rezolutë ku propozojnë dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës në korrik të vitit 1995. Kuvendi ia ka rrëzuar kërkën duke mos e futur në procedurë.
Partia Socialiste deklaroi sot prerë se asnjë propozim të një ‘non grata’ nuk do të pranohet. Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla bëri të qartë edhe njëherë qëndrimin e Partisë Socialiste. Ai Balla theksoi se ky veprim nuk ka të bëjë me përmbajtjen e kërkesës, pasi Shqipëria e ka dënuar masakrën e Srebrenicës, por ky është një qëndrim ndaj një deputeti i futur në listën e zezë të SHBA.
Si ka ndodhur masakra e Srebrenicës
Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karaxhiç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre. Një ditë më pas, më 10 korrik, ushtarët serbë të Bosnjës filluan të bombardojnë Srebrenicën. Forcat holandeze kërcënuan serbët se do të kishte goditje ajrore të NATO-s, nëse nuk tërhiqeshin deri në mëngjes.
Dhe të nesërmen, avionët e NATO-s bombarduan tanket serbe jashtë Srebrenicës. Forcat serbe kërcënuan të rifillonin bombardimin dhe të vrisnin ushtarët e kapur holandezë. Goditjet ajrore u ndalën dhe në mbrëmjen e 11 korrikut, komandanti i serbëve të Bosnjës, gjenerali Ratko Mlladiq hyri në Srebrenicë.
Rreth 30 mijë refugjatë myslimanë u grumbulluan rreth bazës së paqeruajtësve holandezë në Potoçari, në veri të qytetit të Srebrenicës, pasi forcat serbe të Bosnjës morën nën kontroll zonën e sigurt.
Mlladiç u përpoq t’i qetësonte duke u thënë se nuk kishin pse të kishin frikë. Forcat serbe të Bosnjës i futën refugjatët e frikësuar nëpër autobusë, për kinse të largoheshin. Shumë nga refugjatët u evakuuan në Kladanj, 50 kilometra larg dhe prej andej filluan të ecnin për të gjetur një strehë të sigurt.
Kombet e Bashkuara vunë re se shumica e refugjatëve që mbërrinin nga Srebrenica ishin gra, fëmijë dhe të moshuar dhe filluan të shqetësohen për fatin e burrave.
Rreth 15 mijë ushtarë dhe civilë myslimanë të Bosnjës u larguan natën nga Srebrenica duke u përpjekur të arrinin në territor të kontrolluar nga myslimanët. Shumë vdiqën nga bombardimet dhe goditjet e snajperëve.
Gjatë javës pasoi rënia e Srebrenicës, rreth 8 mijë burra dhe djem mendohet se u vranë nga serbët e Bosnjës dhe u varrosën në varre masive.
Edhe pas më shumë se dy dekada pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive. Identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi trupat ishin copëtuar nga ekskavatorët që i hidhnin në varre. Çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në Qendrën përkujtimore të Potoçari.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.