Nuk shkoi në negociata, Alibeaj: PS të mos e zgjedhë Presidentin me votat e non-gratave

13 May 2022, 11:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk shkoi në negociata, Alibeaj: PS të mos e zgjedhë Presidentin
Enkelejd Alibeaj

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar mazhoranca nuk mund të zgjedhë e vetme Presidentin me votat e deputetëve “non grata”.

Ai nënvizoi se ka të drejtë opozita që të propozojë emra për presidentin dhe se në emër të PD-së ia ka përcjellë PS-së qëndrimin për zgjedhjen e presidentit.

“Në mbledhjen e grupit kemi rënë dakord që të marrim pjesë në këtë proces, por në një proces real, të sinqertë, siç e do figura e presidentit. Një figurë që del mbi palët, neutral, t’i qëndrojë të gjitha sfidave që del nga kjo detyrë. Jemi ofruar për të pasur një proces. Procesi është i pari, i rëndësishme, një proces i sinqertë, bazuar në një procedurë, garancia e parë. Presidenti, qytetari i parë, që simbolizon unitetin e popullit.

Për këtë arsye, siç besoj jeni në dijeni, ia kam përcjell qëndrimin zyrtar të PD, përfaqësuesve të maxhorancës, edhe të grupeve parlamentare, dhe e shohim të udhës që as për aparencë mos të perceptohet si lojë apo farsë.

Kushtetuta e ka të qartë; presidenti zgjidhet me 84 vota. E përsëris, se ka maxhoranca legjitimitetin për të zgjedhur ajo e vetmja presidentin, për të bërë farsa, pasi së paku 3 deputetë, janë gjeneruar si non-grata.

Dy të tjerë janë të tillë, janë gjeneruar nga fenomeni i vjedhjes së votës, siç është Aqif Rakipi, apo dy të tjerë që nuk ndodhen më në selinë e kryesisë së parlamentit, pasi janë pas hekurave. S’ka legjitimitet maxhoranca për ta zgjedhur e vetme presidentin”, tha


Video