
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim shfrytëzoi ceremoninë e përurimeve të punës restauruese të Kalasë së Prezës për të përçuar një mesazh.
Ambasadorja tha se kjo javën do të jetë e ngjeshur me aktivitete kulturore në kuadër të “Javës Amerikane”. Por, nisja nga Kalaja e Prezës, siç tha Kim, nuk nënkupton kthim në të shkuarën.
“Ndodhemi këtu për t’i kujtuar vetes gjithë atë madhështi që kishim në të shkuarën dhe mund të ngrihemi sërish. Nuk mendoj se ndokush do të donte që të ktheheshim tek e shkruara, por do të bëjmë para drejt të ardhmes. Shqipëria është toka e Skëndërbeut, dhe ju e dini se unë një admiruese shumë e madhe e ‘Skëndërbeut’. Mund të mendoni se është toka e Skëndërbeut, por është më shumë se kaq, është toka e fëmijëve tanë. Jemi këtu së bashku me të ardhmen dhe mund të mësojmë nga mësimet e të shkuarës.’- tha Yuri Kim.
Deklarata e Ambasadores mbërrin pas akuzave të Sali Berishës. Berisha tha së fundmi se i ishte ankuar Presidentit Joe Biden për atë që e quan ndërhyrje të Ambasadores në proceset e brendshme zgjedhore të PD-së.