Garon kundër tij, Ibsen Elezi bën fushatë me Sali Berishën "mbi kokë" (FOTO)

15 May 2022, 15:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Garon kundër tij, Ibsen Elezi bën fushatë me Sali Berishën
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi

Dy kandidatët Sali Berisha dhe Ibsen Elezi prej dy ditësh kanë filluar fushatën për zgjedhjet për kreun e PD-së, të cilat i organizon Komisioni i Rithemelimit dhe mbahen më 22 Maj.

Elezi ka qenë paraditen e sotme në qytetin e Kurbinit dhe takimin  me demokratët e ka zhvilluar në ambientet e selisë së degës.

Ajo që tërhoqi vëmendjen gjatë kohës që fliste ishte se sipër kokës së Elezit, si për ironi qëndronte fotoja e rivalit të tij Sali Berishës.

Fotoja të lë të kuptohet se demoratët e Kurbinit e paskan zgjedhur kryetarin ende pa u zhvilluar zgjedhjet dhe Ibseni më kot mundohet t'i bindë për t'ju marrë votën.

Garon kundër tij, Ibsen Elezi bën fushatë me Sali BerishënGaron kundër tij, Ibsen Elezi bën fushatë me Sali Berishën



Video