"Është i vdekur", Berisha dorëzohet, heq firmën nga kërkesa për mocion me debat (Foto)

15 May 2022, 17:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Është i vdekur", Berisha dorëzohet, heq firmën
Në foto: Edi Rama dhe Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla njoftuan se nuk do pranojnë për shqyrtim asnjë dokument që mban firmën e deputetit Sali Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha doli para kamerave duke firmosur më 13 Maj një kërkesë për mocion urgjent me debat me Kryeministrin Edi Rama lidhur me deklaratat e tij publike për Bashkimin Europian. 

Në kërkesën e deputeteve të opozitës që është protokolluar në Kuvend me nr. 1802, datë 13.05.2022, mungon firma e deputetit Sali Berisha.

"Është i vdekur", Berisha dorëzohet, heq firmën

Dokumenti që është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend mban firmën vetëm të deputetëve

Petrit Vasili

Erisa Xhixho

Monika Kryemadhi

Tritan Shehu

Edmond Spaho

Oerd Bylykbashi

Albana Vokshi

Belind Këllici

Edi Paloka 

Flamur Noka

Kujtojmë se ryeministri Edi Rama dhe deputetët e mazhorancës e kanë cilësuar shpesh si të vdekur politikisht dhe në deklaratat e tyre thonë se "nuk merren me botën e përtejme", duke treguar kështu se nuk do të bëjnë asnjë negociatë me të. Kërkesa e deputetëve do të shqyrtohet nga Konferenca e Kryetarëve më datë 17 Maj, ora 10:00.


Video