“Ku shkuan 80 mijë dollarë”? Kokalari: Gaz Bardhi të hetohet për fondet e PD

15 May 2022, 16:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ku shkuan 80 mijë dollarë”? Kokalari: Gaz Bardhi të
Në foto: Aktivistja, Evi Kokalari dhe Gazment Bardhi

Aktivistja, Evi Kokalari me anë të një postimi në facebook ka akuzuar ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin për shpëdorim të fondeve të Partisë Demokratike.

Kokalari shkruan se pse u harxhuan $40,000 për sabotimin e emërimit të Kavalec dhe $40,000 për lobimin e konfirmimit të ambasadores tjetër?. Aktivistja hedh dyshime se cilit interes i shërbeu, Gazment Bardhi Partisë Demokratike apo Lul Bashës?

Postimi i aktivistes, Evi Kokalari: 

Gaz Bardhi duhet të investigohet për shpërdorim të fondeve të PDse. Pse u harxhuan $40,000 per sabotimin e emërimit të Kavalec dhe $40,000 për lobimin e konfirmimit të ambasadores tjetër?

Cilit interes i shërbeu, atij të PDse apo Lul Bashës? Seriozisht këtu duhet të ketë investigim të fondeve.
Dhe pyetja qëndron, dhe për sa kohë do ti mbajnë peng llogarite bankare të partise Luli & Gazi?


 


Video