Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë foltoreve të tij, ka deklaruar se "non grata-n" ja ka vendosur DASH pas lobimeve nga George Soros dhe pretendon se me marrjen e Presidencës nga republikanët, do t'i hiqet "non grata". Të njëjtë gjë ka pretenduar dhe aktivistja Evi Kokalari, e cila ka qenë pjesë e fushatës së Donald Trump në ShBA.
Por, krahu i djathtë i Trump, ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ndodhej sot në Tiranë, por ai nuk zhvilloi asnjë takim me ish-liderin demokrat.
Lidhur me këtë fakt, ka reaguar Evi Kokalari ku justifikohet pse Pompeo nuk takoi Berishën, madje dhe e sulmon atë, duke deklaruar se ka ardhur për një shumë të majme parash.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Kokalari shton më tej se vizita e Pompeo nuk është zyrtare dhe se agjendën ja ka përcaktuar ambasadorja Yuri Kim.
Reagimi i plotë:
Disa gjera qe duhet të keni parasysh nga vizita e Mike Pompeos ne Tiranë.
1. Mike Pompeo është në Shqipëri në kapacitetin e një personi privat dhe kjo nuk është vizitë zyrtare.
2. Mike Pompeo është në Tiranë për të dhënë një fjalim tek një komunitet jo Shqiptar, të cilën po e bën në këmbim të një shumë të majme parash, dhe nuk ka ardhur as për qeverine e Ramës, as për opoziten falco me seli tek rruga Elbasanit, dhe as për 100 vjetorin e miqësise midis Shqipërise dhe Amerikës.
3.Ardhja e tij është kordinuar me ambasadën siç bëhet zakonisht në këto raste dhe Ms. Kim ka organizuar disa evente për të, ku hyn dhe konferenca me grupin parlamentar sot, si dhe një cmim te organizuar nga UT dhe kjo me pagesë.
Mos bini preh e filmave që duan t'ju seshin në mbështetje të luftës kundër opozitës Shqiptare. Z. Pompeo i është dërguar një shpjegim i detajuar i ngjarjeve politike të fundit në Shqipëri dhe nuk është këtu për të përkrahur axhendën politike të askujt.
Për arsye sigurie, informacionet e tjera mund t'i shkruaj mbas largimit të tij nga Shqipëria.
Javë të mbarë të gjithëve.